Tregtaret e Medresesë në Tiranë që heret ne mengjes per të tretën ditë me radhë kane tentuar te bllokojne unazen e qytetit per te protestuar kunder vendosjes kasave fiskale.(UPDATE)
Por ata jane bllokuara nga policia. Pas tentatives se pare protestuesit jane drejtuar ne Ministrinë e Financave. Pas kembënguljes së protestuesve, pesë prej tyre jane takuara me ministrine e Financave pa praninë e mediave.
Pas nje takimi qe zgjati mbi nje ore, protestuesit deklaruan se kishin arritur nje marrëveshje.
Sipas tregtareve tregu i Medresese eshte nje treg i lire dhe nuk ka pse u vihen keto pajisje, per me teper kur xhiroja e tyre ditore eshte ne nivele minimale. Ata gjithashtu jane ankuar per cmimin e kasave qe sipas tyre eshte teper i larte. Per biznesin e vogel qeveria kishte parashikuar daten 31 qershor si afatin e fundit per venien e kasave.
Nderkohe Ministria e Financave ka konfirmuar arritjen e nje marrëveshjeje me kete grup biznesi dhe ka sqaruar edhe nje here se vendosja dhe perdorimi i kasave do te beje te mundur matjen reale te xhiros se bizneseve dhe niveli i taksave per ta do te llogaritet ne proporcion me xhiron e tyre .
Top Channel