Polemika e Lorik Canës, kërkon 11-shen

24/09/2010 12:55

U transferua me shumë bujë nga Sandërlendi te Gallatasarai, por ky fillim sezoni shënon edhe një nga periudhat më të vështira për të si futbollist.

Pas humbjes së peshës dhe kthimit të formës, mesfushori kuqezi tani kërkon nga tekniku holandez i kuqeverdhëve të Bosforit, Frenk Rajkard, një shans për të qenë pjesë e 11-shes titullare.

Nga pesë ndeshjet e deritashme të kampionatit turk, Cana ka luajtur vetëm një herë si titullar (në ndeshjen e parë), në dy ndeshje nuk është aktivizuar fare dhe dy herë është futur në lojë si zëvendësues në pjesën e dytë. Sipas gazetës së sportive turke, “Fotomac”, mesfushori i Shqipërisë ka kërkuar të luajë në ndeshjen e radhës kundër Istanbul BB.

Madje kjo gazetë nënvizon se Cana ia ka shprehur zhgënjimin e tij babait, Agimit, që njëkohësisht është edhe menaxheri e këshilltari i tij i parë. “Unë jam duke bërë atë që duhet bërë, por nuk po shoh se po tregohet ndonjë interesim ndaj meje. Nuk kam ardhur në Stamboll vetëm për të jetuar”, u shpreh mesfushori shqiptar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA