Partia për Drejtësi dhe Integrim ka vazhduar lotimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të bërë të mundur diskutimin në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të një rezolute për çështjen çame.
Një delegacion i PDI-së i kryesuar nga kryetari Tahir Muhedini dhe anëtarët e kryesisë, Galip Taho, Indrit Hamiti kanë zhvilluar takime në Nju Jork dhe Uashington.
Delegacioni ishte i ftuar në darkën e organizuar nga Federata Panshqiptare Vatra për nder të vizitës së Kryeministrit Berisha dhe delegacionit kosovar të kryesuar nga Presidenti Sejdiu.
Në fjalën e rastit, kryetari i Vatrës, Gjon Bucaj, veç të tjerash theksoi mbështetjen e diasporës shqiptare në Amerikë për Partinë për Drejtësi dhe Integrim, si e vetmja forcë politike që është angazhuar seriozisht në zgjidhjen e çështjes çame.
Takimin e përshëndeti dhe Kryeministri shqiptar, Sali Berisha. Ndërkaq, në Uashington, delegacioni i PDI-së ka vijuar takimet për lobimin në lidhje me diskutimin në Kongresin e SHBA-së, të rezolutës që dënon gjenocidin grek ndaj çamëve. Rezoluta
pritet që të diskutohet vitin e ardhshëm në Dhomën e Ulët të Parlamentit Amerikan.
Top Channel