Pas fjalës së mbajtur përpara Asamblesë së Pëgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Presidenti i Republikës pati një takim pune me Kryeministrin e Republikës helene, Jorgos Papandreu.
Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Presidentit Topi, në këtë takim Presidenti nënvizoi faktin se Shqipëria e shikon Greqinë fqinje si një partner të rëndësishëm strategjik për integrimin në Bashkimin Europian. Me fjalë të përgjithshme njoftimi kalon vlerësimin e Kryeministrit grek Papandreu, për bashkëpunimin e ngushtë të të dy vendeve në të gjitha fushat me interes reciprok dhe në të mirë të dy popujve tanë.
Më parë kryeministri Papandreu ishte takuar edhe me kryeministrin Berisha, takim i cilësuar i përzemërt nga zyra e shtypit e kryeministrit shqiptar. Vetë kryeministri Berisha bëri të ditur për televizonin publik shqiptar se në takim u fol për mbështetjen e Greqisë për integrimin e Shqipërisë, ndihmën greke në infrastrukturë, ngjarjen e Himarës ku humbi jetën një shtetas shqiptar dhe ftesën për kryeministrin Papandreu për të vizituar Shqipërinë.
Por, sic njofton korrespondenti i Top Channel në Athinë, i cili i referohet njoftimit zyrtar të kryeministrisë greke, kryeministri Papandreu ka prekur edhe cështjen e marrëveshjes për ujrat detare.
Sipas njoftimit të kryeministrisë greke, zoti Papandreu i ka kujtuar zotit Berisha se mbeshtetja e Athines nuk do te mungoje, por Shqipëria njekohesisht do te duhet të plotesojë detyrimet që rrjedhin prej konventave nderkombetare dhe marreveshjeve dypaleshe, duke lënë të kuptohet pakenaqesine për rrëzimin e marrëveshjes se ujrave nga gjykata kushtetuese e Shqipërisë. Duke iu referuar ngjarjes se Himares ku gjeti vdekjen Aristotel Guma, Jorgos Papandreu, thotë njoftimi i palës greke, i kerkoi Kryeministrit shqiptar që te perdore te gjithe forcen e tij per te parandaluar dhe izoluar menjehere ekstremizmat e te gjithe llojeve, kudo nga ato vijne.
Top Channel