Mungesa e transparencës

24/09/2010 08:15

Parlamenti miratoi dje vetëm me votat e mazhorancës procesverbalin e datës 16 shtator, ku u miratuan 14 pikat e votuara seancën e kaluar.

Përpos problemeve se si pasqyrohet vota e 140 deputetëve në ekranin e sheshtë në sallën e Kuvendit ku mungon tabela elektronike, tashmë procesverbalet e seancave apo të komisioneve parlamentare nuk publikohen më as në faqen e Kuvendit.

Opozita ka siguruar dje për mediat procesverbalin e seancës së kaluar, ku bën me dije një seri shkeljesh.

Sipas këtij procesverbali, gjatë momentit të votimit kanë munguar dy ministra, njëri prej tyre ende në detyrë deri në emërim të ministrit të ri dhe një deputete e PD-së.

Ridvan Bode, Dritan Prifti dhe Lajla Përnaska nuk kanë qenë prezentë të enjten e kaluar në momentin e votimit.

Nga 75 deputetë që disponon mazhoranca, tre prej tyre kanë munguar, duke e çuar numrin total të deputetëve të pranishëm në sallë pas largimit të opozitës në 72.

Gjatë leximit të listëprezencës, Kryetarja Topalli bëri me dije të enjten e kaluar se ndodhen të pranishëm në sallë 73 deputetë dhe më pas kaloi ligjet për votim.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, zyrtarisht pas votimit të dytë bëri me dije rezultatin, duke cituar se:

“71 vota janë pro rrëzimit të dekretit, plus një votë me karton. Ju lutem zoti Lama ngrihuni në këmbë të votoni. 72 vota pro, zoti Mediu votoni ju lutem. Një abstenim. Atëherë 72 vota pro, një abstenim, kundër nuk ka. Rrëzohet dekreti i Presidentit për ndryshimet në ligjin e kthimit dhe kompensimit të pronave”.

Procesverbali i hartuar nga instancat e Kuvendit sqaron se të pranishëm në sallë kanë qenë 73 deputetë, por opozita e ka kundërshtuar publikisht këtë çështje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA