Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, priti në një takim, parlamentarin anglez Mark Pritchard, i cili shoqërohej edhe nga nga ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, zonja Fiona Mcllëham, si dhe nga ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar zoti Zef Mazi.
Parlamentari britanik, u njoh me problemet mjedisore në Shqipëri, kryesisht për sektorin e mbetjeve dhe atë të bio-diversitetit, për të cilat shprehu interes të veçantë.
Parlamentari anglez shprehu angazhimin e tij, se shumë shpejt do të hidhen bazat e institucionalizimit të marrëdhënieve në fushën e mjedisit mes Shqipërisë dhe Anglisë, duke organizuar një vizitë të ministrit Mediu në vendin mik,për zyrtarizimin e marrëdhënieve me anë të një memorandumi bashkëpunimi mes dy homologëve.
Top Channel