Qeveria e Maqedonisë javën e ardhshme pritet të miratojë ndryshime të reja në nivel zëvendësministrash dhe drejtorësh nga radhët e BDI-së.

Kështu, vetë BDI ka nisur ndryshimin e funksionarëve të emëruar shtetërorë dhe zëvendësimin e tyre me emra të tjerë.

Qeveria, në mbledhjen e fundit të saj, në detyrën e nëndrejtorit të Drejtorisë së të Ardhurave Publike ka emëruar Muhamed Ahmetin, jurist nga Tetova.

Ndërkohë, nga detyra e zëvendësministrit të Brendshëm do të hiqet Xhevat Buçi, në vend të të cilit do të emërohet Muhamed Ismaili, që kryen funksionin e nëndrejtorit të Agjencisë së Kundërzbulimit, e cila pritet të shkrihet.

Ish-zëvendësministri Buçi do të emërohet nënsekretar i qeverisë në vend të Abdulla Azarit, për të cilin thuhet se do të kryejë detyrën e sekretarit të përgjithshëm në USHT.

Lista e ndryshimeve brenda kësaj partie nuk do të përfundojë me këto emra. Asaj i janë shtuar edhe emra të tjerë që kanë kaluar miratimin e kreut të BDI-së.

Ndryshimet po bëhen për shkak të skadimit të mandateve, mungesës së rezultateve dhe konfliktit të interesit të zyrtarëve që mbajnë edhe detyra tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA