Kandidati për postin e kryetarit të LDK-së, Bujar Bukoshi ka mbajtur sot një konferencë nga shtëpia e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.

Bukoshi, aktualisht ministër i Shëndetësisë, ka deklaruar se nga kjo shtëpi do të ringjallet Lidhja Demokratike e Kosovës, dikur e drejtuar nga Rugova.

“Po e mbaj këtu këtë konferencë sepse nga kjo shtëpi do të fillojë ringjallja e LDK-së, do të fillojë rikthimi i vlerave, parimeve dhe fuqia e dikurshme e LDK-së”, ka pohuar Bukoshi.

Ish-kryeministri i dëbuar i Kosovës ka ftuar të gjithë mbështetësit e LDK-së që t’i bashkohen partisë, të cilën kohë më parë e kanë braktisur.

Ndërsa përsa i përket marrëdhënieve të tij me Ibrahim Rugovën, Bukoshi është shprehur se, bëhet fjalë për një kapitull të mbyllur, duke shtuar se raportet ishin ndërlikuar për shkak të largësisë fizike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA