Zona veriore e Kosovës administrohet nga zyrtarë rusë, të cilët punojnë në radhët e UNMIK-ut dhe kanë lidhje me strukturat paralele serbe.

Denoncimi është bërë nga mediat kosovare, sipas të cilave stafi i administratës ndërkombëtare në veri përbëhet nga katër misionarë nga Rusia, një nga Ukraina, një serb nga Kroacia dhe një zyrtare me mbiemër sllav, por me nënshtetësi gjermane.

“Vladimir Anokhin, nga Rusia, është ushtrues i detyrës së shefit të administratës ndërkombëtare në veri të Mitrovicës. Lilia Galieva, po nga Rusia, është përfaqësuese komunale e UNMIK-ut në Leposavic, ndërsa rusi i tretë Vladimir Grmovov është përfaqësuesi i UNMIK-ut në Zvecan”, shkruan gazeta “Koha Ditore” në numrin e sotëm të saj.

Sipas saj, tre rusët kanë si këshilltar Andrei Efimov, që vjen direkt nga Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë. Burimi shton më tej se dega e UNMIK ka edhe zyrtarë të tjerë, të cilët nuk vijnë nga vende mike të Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA