Korcë, pranga dy të rinjve, abuzuan me të miturat

24/09/2010 12:20

Policia e Korcës ka arrestuar dy të rinj të cilët akuzohen për marrëdhënie seksuale me dy vajza të mitura 13 vjecare.

Pasi ishin larguar nga shtëpia e tyre në fshatin Sovjan, të miturat me inicialet M.K dhe E.M u strehuan në shtëpinë e të rinjve, të cilët më pas abuzuan me to.

Familjarët kishin denoncuar zhdukjen e të rejave dhe policia bëri të mundur zbardhjen e ngjarjes. Sipas uniformave blu, dy të rinjtë e arrestuar janë shtetasit Mariglen dhe Marjus Labova, përkatësisht 25 dhe 20 vjec.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA