Ivanov-Papandreu diskutojnë për “emrinâ€
24/09/2010 11:20
Kryeministri grek Jorgos Papandreu dhe presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov janë takuar dje në Nju Jork, ku kanë diskutuar për cështjen e emrit.
Sipas raportimeve të mediave maqedonase, dy zyrtarët kanë rënë dakord se procesi i zgjidhjes së kontestit kërkon një përforcim të atmosferës së mirëbesimit të ndërsjellë.
Gjithashtu, Ivanov ka shprehur ndjeshmërinë që ka Shkupi zyrtar ndaj kërkesave të bëra nga shefi i diplomacisë greke Dimitris Droutas në Nju Jork, për të ndryshuar Kushtetutën në mënyrë që të arrihet zgjidhja.
Dy liderët nuk kanë caktuar afate për zgjidhjen e kësaj cështjeje, por kanë shprehur gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Top Channel