Greqi, kamionistët refuzojnë ofertat e qeverisë
24/09/2010 13:50
Kamionistët grekë kanë vendosur të vazhdojnë grevën që zgjat prej 12 ditësh kundër liberalizimit të sektorit të transporteve.
Sipas raportimeve të fundit të mediave greke, vetëm pak caste më parë ata kanë refuzuar të gjitha ofertat të bëra nga qeveria.
Më herët ministri i Transporteve, Dimitri Reppas u kishte premtuar atyre mbështetje dhe lehtësira fiskale e pensioniste.
Por asambleja e sindikatave të kamionistëve vendosi t’i refuzojë ato, duke lënë kamionët në hyrje të Athinës dhe Selanikut.
Top Channel