Grabitësit e bankës në gjykatë

24/09/2010 14:50

Me akuzën e tentativës për grabitje banke dolën para gjykates dy të arrestuarit e operacionit “Urithi” Tahir Belegu dhe bashkëpunetori i tij Taulant Troplini.(UPDATE)

Ndersa avokati i 36-vjecarit Taulant Troplini tha se klienti i tij nuk mundet te flase pasi nuk eshte ne gjendje te mire shendetesore, i pandehuri Belegu ka mbrojtur veten dhe shokun e tij para gjykateses Majlinda Doga. Ai ka bere te paditurin ne sallen e gjykateses duke rrezuar qendrimin e prokurorise se behej fjale per nje tentative grabitje ne banken Intesa San Paolo.

Gjate mases se sigurise te bere si zakonisht me dyer te mbyllura Tahir Belegu ka deklaruar se eshte nje biznesmen dhe punimet ne dyqan po i bente pasi aty do montohej nje kasaforte, ku do ruheshin shuma te medha lekesh. I pandehuri ka vijuar duke thene se duke qene se ka marre nje leje ndertimi ne Durres ai i kishte marre ambientet e dyqanit me qera per te hapur nje zyre dhe se tuneli ishte hapur per te salduar nje kasaforte duke justifikuar keshtu te gjitha sendet e sekuestruara ne vendngjarje nga policia.

I pandehuri dikur ish-ndertues tha se ne dyqan ndodhej edhe cimento e cila do perdorej per mbylljen e gropes pasi aty te ngjitej kasaforta. Gjykata e Tiranes i la dy te pandehurit ne burg pa afat per akuzen e ngritur nga prokuroria.

Te dy te pandehurit njihen per precedente te meparshem penale. 50-vjecari Belegu ka qene i denuar me ceshtje droge ne Itali ndersa Troplini, nje ish gardist ne policine e burgjeve ka vuajtur denimin me shtate vjet burg per grabitje me maska ndaj nje grupi muzikantesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA