Nga 25 pronarë të furrave ilegale të prodhimit të gëlqeres në zonën e Krujës, asnje prej tyre nuk e ka paguar gjoben e vënë me vendim gjykate gjatë vitit 2008 dhe 2009.
Burime nga zyra e permbarimit ne Kruje bejne te ditur se vetem per nje rast eshte kerkuar ne gjykate konvertimi i gjobes me burg per shkak te refuzimit te pageses, ndersa 24 te penalizuarit e tjere nuk kane bere pagesat e gjobave edhe pse jane ulur shume ne krahasim me pretencen e dhene nga ana e prokurorise se rrethit te Krujes.
Prokuroria kerkoi ne vitin 2008 penalizim per 15 persona te akuzuar sipas nenit 201 te Kodit Penal per ndotje te ajrit dhe 10 persona ne vitin 2009.Te gjitha ceshtjet jane nisur kryesisht nga ana e prokurorise nisur nga denoncimet e bera ne media. Asnje prej ndjekjeve penale nuk eshte inicuar nga ndonje institucion shteteror qe ka per detyre kontrollin dhe evidentimin e rasteve abuzive ne dem te mjedisit.
Ne zonen e Krujes jane ende ne gjendje pune disa dhjetra furra te prodhimit te gelqeres te cilat si lende baze perdorin gomat e vjetra te automjeteve. Por ne disa raste ato perdorin edhe trungjet e pishave te zones te cilat i presin pa asnje leje. Nje nga rastet e shkaterimit te pyjeve te reja eshte edhe kjo furre prane se ciles jane vendosur qindra metra kub lende drusore. Dy ditet e fundit ne terren jane shfaqur vetem inspektoret e Ministrise se Mjedisit. Ndersa burime prane Bashksie se Krujes bejne te ditur se asnje prej furrave te prodhimit te gelqeres nuk eshte e licensuar.
Zyrtaret lokale thone se kane kerkuar ndihmen e Policise se Shtetit per mbylljen e furrave ilegale nderkohe qe vete bashkia ka instrumenta si policia bashkiake dhe Inspektoriati i Ndertimit me ate te te cilit mund te veproje per ndaljen e kesaj masakre ekologjike qe demton rende jo vetem banoret e zones se Krujes, por edhe te Tiranes dhe me gjere.
Top Channel