Zyrtarë të Turqisë dhe Sllovenisë janë shprehur të gatshëm të ndërmjetësojnë bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ministri turk i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutoglu ka deklaruar në Nju Jork se Turqia do të mund të pranonte një rol ndërmjetësues.
“Turqia do të bëjë gjithçka që është e domosdoshme. Marrëdhëniet tona me Serbinë kanë shënuar progres gjatë kësaj periudhe dhe Turqia do të jetë tejet e kënaqur nëse ky partneritet bëhet strategjik”, ka pohuar Davutoglu.
Edhe zyrtarë sllovenë janë shprehur se do të angazhohen në bisedimet mes Kosovës e Serbisë, gjë që është mirëpritur nga shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, sekretarja amerikane e Shtetit Hilary Clinton dhe shefi i diplomacisë sllovene, Samuel Zbogar.
“Ideja sllovene ka fituar mbështetje edhe nga anëtaret e BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën”, ka deklaruar ky i fundit.
Top Channel