
Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se vendosja e kasave është një domosdoshmëri dhe një nga kushtet kryesore për ecjen e vendit drejt Bashkimit Evropian.
Ai ka theksuar se ato nevojiten për të bërë një diferencim në taksimin e biznesit të vogël në krahasim me atë të madh.
Sipas tij, pas vendosjes së taksave, biznesi i vogël nuk do duhet të paguajë vlerën e taksës, e cila do të konsiderohet e paguar.
“Kërkoj mirëkuptimin e biznesit shqiptarë se kasat janë një domosdoshmëri absolute për një vend që ecën drejt BE-së”, është shprehur Berisha.
“Sot taksat rëndojnë njëlloj si tek kryeministri ashtu edhe tek punonjësi më i thjeshtë, si tek njeriu më i pasur ashtu edhe tek ai në ndihmë ekonomike. Kjo situatë do të marrë fund. Nëse të ardhurat janë të ulta qytetarët do të rimbursohen në shkallën e plotë, por pa kasa nuk mund të ndërmerret ky proçes i domosdoshëm për çdo vend të zhvilluar”, theksoi kryeministri.
“Biznesit të vogël do i zbritet taksa e kasës. Kështu që të dashur biznesmenë shuma e paguar për vendosjen e kasës do ju quhet taksë e paguar. Qeveria do të dërgojë ligjin në parlament”, shtoi kreu i qeverisë.
Top Channel