AKEP: Nuk ka vendim për rritjen e tarifave

24/09/2010 08:45

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, AKEP, sqaroi dje se nuk ka pasur asnjë vendim për rritjen e tarifave të telefonisë, sikurse thonë opozita

Metodologjia e tarifave të miratuara nga qeveria në vitin 2008 përcakton katër faza të zbatimit të saj e ndarë në periudha 6-mujore.

Vendimmarrja në fjalë është për fazën e katërt, e cila duhej të ishte aplikuar në muajin mars, por duke marrë në konsideratë zbutjen e efekteve te konsumatorët ajo u shty për aplikim në muajin shtator, duke lënë në fuqi disa tarifa të fazës së tretë.

“AKEP nuk e miratoi propozimin e ‘Albtelecom’ për rritjen e tarifës së pajtimit mujor në vlerën 600 lekë në muaj, ndërkohë që kosto e këtij shërbimi është 1000 lekë në muaj, por e mbajti këtë tarifë të pandryshuar në vlerën 442 lekë në muaj”, njoftoi dje Enti.

Ky institucion ka shtuar se, ka marrë në konsideratë edhe detyrimin ligjor për ofrimin e shërbimeve drejt kostos, gjë që reflektohet që një pjesë e tarifave do t’i nënshtrohen këtij detyrimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA