Gjatë një vizite në qytetin e Detroitit, në shtetin e Miçiganit, presidenti i Republikës Bamir Topi u nderua me cmimin “Vehbi Ismaili”, dhënë nga imami i Qendrës Islamike Shqiptare në Harpër Uds.Â
Cmimi motivohej me kontributin e dhënë nga kreu i shtetit për Shqipërinë dhe për çështjen kombëtare në Kosovë.
Merrnin pjesë në ceremoni nënkryetarit i Kuvendit të Kosovës Naim Maloku, kryebashkiaku i Harpër Udsit, Kenet Pointer dhe konsulli i nderit i Shqipërisë, Ekrem Bardha.
Më pas presidenti, i shoqëruar nga të njëjtët persona, si edhe nga ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara Aleksandër Sallabanda, vendosi kurora me lule në monumentet e Nënë Terezës dhe Skendërbeut në kishën katolike të Shën Palit.
Presidenti vizitoi kishën dhe u takua me imzot Anton Kçirën, drejtuesin e Qendrës Shqiptare të Shën Palit, me senatorin e shtetit të Miçiganit, Geri Piters dhe kryebashkiakun e Roçester Hillsit, Brajan Barnet.
Më pas ai mbajti një fjalë përpara bashkëatdhetarëve të pranishëm në kishë. “Ju, të gjithë brezat e emigracionit që kanë qenë prej vitesh në SHBA, keni kryer rolin e një ambasadori të madh për të ushqyer marrëdhëniet e miqësisë mes Shqipërisë dhe Amerikësâ€, deklaroi Topi.
Në mesnatën e së enjtes, sipas orës sonë, presidenti do t’i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Top Channel