Tregtaret e Tregut Industrial paralajmërojnë protesta masive mbështetur edhe nga tregtarët e rretheve për të refuzuar vendosjen e kasave. (UPDATE)
Ata kane bllokuar serish rrugen kryesore prane tregut duke u konfrontuar dhe me policine, te irrituar dhe nga vendosja e gjobave nga inspektoret tatimore.
Tregtaret insistojne se ky eshte treg i lire dhe nuk mund te kete kasa, nderkohe qe te tjere qe i kishin blere me pare jane gjobitur pasi u kerkohet te blene kasat qe jane hedhur ne treg nga kompanitë që kanë fituar tenderin.
Tregtaret shprehen se kasat e reja kushtojne 450 euro, ne kompanite qe jane licensuar t’i tregtojne ato ne Shqiperi, vlere e cila duke iu shtuar edhe taksave qe paguajne i rendon se tepermi krahasuar me xhiron e tyre.Sipas tyre ne vendet fqinje nje kase mund te blihet gati dhjetëfish me lire.
Deputeti i Partise Socialiste, Eduart Shalsi i ben thirrje forcave te rendit te mos dhunojne protestuesit nderkohe qe i kerkon Ministrise se Financave te prese dhe te sqaroje perfaqesine e tregtareve.
“Ajo që po kërkojmë është të dëgjohet kjo shtresë dhe shteti të presë një përfaqësi të këtyre biznesmenëve”, tha Shalsi.
Nderkohe gjate protestave te nisura nje dite me pare prokuroria ka nisur procedimi penal per kater tregtare, si organizatore te protestave te paligjshme dhe bblokim te rruges
Top Channel