Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama gjatë turit të tij, “Largohu, Shqipëria kërkon transparencë, drejtësi dhe zhvillim” ka akuzuar ne Kavajë dhe Lushnjë qeverinë “Berisha”, për korrupsion dhe mungesë transparence ne vend.
Rama u shpreh se, cmimet po rriten per shqiptaret per faktin se ata nuk bejne pjese ne oborrin e qeverise.
“Rriten cmimet jashtë cdo mundësie për familjet që mund t’i përballojnë. Këto cmime të rritura janë cmime të falimentimit të modelit ekonomik, janë cmime të korrupsionit dhe pamundësisë për të prodhuar dhe për të zhvilluar”, tha Rama.
Numri një i selise roze, deklaroi se, qeveria i ngjan nje veprimtarie te organizuar kriminale, dhe partia qe ai drejton nuk do te zmbrapset.
“Përballë një qeverie, e cila sundon duke grabitur votat dhe pastaj duke e bere atdheun cope e cike permes nje korrupsioni qe sot eshte kthyer ne nje kancer dhe te nje vendi qe ka 1 milionë të papune ka vetem nje rruge: rruga e protestes se pandalshme per te zprapsur kete te keqe. Sot te gjithe e dime qe zgjedhjet jane vjedhur”, tha Rama.
Top Channel