PS: Aferë në Hamallaj

23/09/2010 15:35

Opozita ka denoncuar nga salla e kuvendit një vendim të KRRTRSH-së, që i jep disa investitorëve privatë 1 milionë metër katrorë tokë në Hamallaj për të ndërtuar një resort turistik.

Deputeti socialist Erjon Brace tha se zotëron dokumente që faktojnë për një aferë thellësisht korruptive.

“Si ka mundesi qe ne 100.68 hektare toke qe i eshte dhene ketyre, 34 hektare jane pa certifikata pronesie dhe këtë e konfirmojne ministrat por edhe dokumentat”, u shpreh Brace.

Nënkryetari i grupit parlamentar socialist thotë se disponon një kontratë të fshehtë, ku investitori privat merr përsipër funksione të shtetit

“Investitori i ketij projekti merr persiper qe brenda tre muajsh te prishe cdo ndertim pa leje qe perfshihet ne studim”, theksoi Brace.

Për opozitën shteti tashmë është kapur dhe qeveria nuk punon më për popullin.

Dy javë më parë KRRTRSH miratoi dhënien e 1 milionë metrave katrorë tokë në Hamallaj një grupi investitorësh, pikërisht në vendin ku disa muaj më parë forcat e rendit u përleshën me banorët

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA