Prifti: Pasuria, histori e nxitur politikisht

23/09/2010 22:15

Në intervistën e gjatë të dhënë për emisionin “Top Story”, ish-ministri i Ekonomisë Dritan Prifti ka folur edhe për akuzat e ngritura ndaj tij për pasurinë.

Prifti ka deklaruar se akuzat në fjalë kanë qenë një histori e nxitur nga segmente të caktuara të LSI-së, të cilat kanë bashkëpunuar me segmente të PS-së.

“Historia e pasurisë është nxitur politikisht nga LSI. Kam informacione që segmente nga LSI u kanë kërkuar segmenteve të PS që të bënin akuzat për të sjellë shkarkimin tim. Të gjitha faktet që kanë dalë mbi deklaratën time të pasurisë i kam deklaruar unë”, ka pohuar Prifti, i cili ka sqaruar se pasurinë prej 1.8 milionë euro e ka përfituar nga shitja e aksioneve të tij në një kompani dhe jo gjatë kohës që ka qenë ministër.

“Unë kam thënë që bashkëshortja ime dhe unë kur u bëra ministër shitëm 30 % të aksioneve që kemi pasur në një fabrikë tullash në Fier. Unë dhe bashkëshortja ime e kemi deklaruar këtë dhe s’ka kapur askush dicka të fshehur. Aksionet u shitën 1.8 milionë euro, nën vlerën e tyre minimale”, ka saktësuar Prifti, duke theksuar se dikush ka dashur të përlyejë figurën e tij.

Më tej ish-ministri ka sqaruar edhe cështjen e koncesioneve, për të cilat ka marrë një sërë akuzash nga opozita e majtë.

“Nuk kam dhënë koncesione. Unë mbaj përgjegjësi për cdo firmë që kam hedhur gjatë kryerjes së detyrës dhe jam i hapur të jap llogari ndaj opozitës dhe cdo institucioni. Bizneset në Shqipëri janë të përziera. Për hidrocentralin, përvec kunatit të zonjës Bregu kishte edhe garues socialistë”, ka shtuar Prifti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA