Deputeti i LSI-së ka deklaruar se presionet kishin filluar që prej 6 muajsh nga kryetari Ilir Meta, i cili i dërgonte njerëzit e tij në zyrë.
“Presionet kanë qenë të vazhdueshme. Meta kishte 6 muaj që shkonte tek kryeministri. Presionet kanë qenë nga më të ndryshmet. Së pari me të dërguar që vinin e më thoshin, mbaro punë se edhe dy javë je, si dhe me zëvendësministrin tim që ndryshonte datën se kur unë do ikja. Më pas ka pasur edhe kërcënime me smsâ€, ka treguar Prifti.
Paralelisht presioneve, është shprehur Prifti, ndaj tij janë adresuar edhe kërcënime që vinin përmes postës elektronike dhe që po hetohen nga prokuroria.
“Nuk e kam idenë se nga vinin këto kërcënime, pasi vinin me e-mail gjatë muajit të fundit të detyrës. Mua më njoftoj shefi im i kabinetit dhe sapo i pash e-mail-et bëra denoncimin në prokurori. Një ditë më pas në zyrë erdhën rreth 7 hetues që i bënë ekspertizën kompjuterit timâ€, ka deklaruar Prifti.
Dyshimet e tij për këto kërcënime bien mbi Spartak Brahon, për shkak të së kaluarës së tij si hetues në kohën e regjimit komunist dhe për disa deklarata të bëra në media.
“Spartak Braho ka bërë disa deklarata në gazeta, se nuk merrem me të ikurit dhe të vdekurit. Familja ime i ka cilësuar këto deklarata si kërcënuese dhe unë u ndjeva i kërcënuar për shkak të profilit të zotit Braho. Ai ka varur njerëz me litar dhe nga eleminimi im përfitonte direkt një mandat në fier. Edhe sot nuk ndihem plotësisht i sigurtâ€, ka pohuar Prifti.
Ish-ministri ka shtuar më tej se ministria e drejtuar prej tij është ndër më të rëndësishmet, duke aluduar se largimi i tij ka qenë për shkak të interesave financiare.
“Ministria që unë drejtoj s’ka lekë për të bërë tendera, por ka leje për të bërë hidrocentrale dhe objekte të tjera. Ka interesa ekonomike dhe financiareâ€, ka shtuar Prifti.
Top Channel