Ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti ka deklaruar se edhe pas largimit nga detyra po vijon kontaktet me kryetarin e LSI-së, Ilir Meta.
Duke folur në emisionin “Top Story†në Top Channel, Prifti ka bërë të ditur se po përpiqet të ringrejë një raport bashkëpunimi me shefin e tij.
“Mes meje dhe Metës ka ende raport. Isha dje në drekë me të, jemi në përpjekje për të rikrijuar një raport bashkëpunimi, pavarësisht se në një moment duket i vështirëâ€, ka pohuar Prifti.
Ai ka nënvizuar se do të vazhdojë të japë kontributin e tij në radhët e LSI-së, për të cilën ka investuar edhe më shumë se vetë Ilir Meta.
“Unë jam i përgatitur që të mos ta hedh poshtë investimin tim në LSI. Jam bashkëthemelues i saj, kam qenë ideator para Ilir Metës dhe më vjen jashtë mase keq që për shkak të momenteve stresuese të hedh poshtë këtë investim. Kështu që do të përpiqem që të qëndroj pranë LSI-së dhe të ringrihem mbi ngjarjet e fundit, për të krijuar një raport të ri jo vetëm me Metën por edhe me partinëâ€, ka deklaruar Prfit.
Deputeti i LSI ka shtuar më tej se gjithcka varet nga fryma që mbizotëron në LSI, duke nënvizuar se nëse vazhdohet me mbledhje sekrete si ajo që e shkarkuan, qëndrimi është i pamundur.
Top Channel