Patozi: Detajet teknike, jo cështje politike

23/09/2010 12:05

Kryetari i grupit kuvendor demokrat Astrit Patozi i kërkoi opozitës që të mos e shndërrojë në cështje politike, një problem teknik që ndodhi me votimin e dekretit të presidentit të Republikës për ligjin e Pronave.

“Nuk mund të bjerë opozita në këtë nivel në një kohë kur duhet flasim për cështje të mëdha. Nuk ka asnjë shkelje të Kushtetutës”, u shpreh Patozi.

Deputeti kërkoi nga opozita që të mos bëjë ultimatume dhe të mos ngrejë kauza të kota.

Edhe kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli riktheksoi se nuk ka shkelje të Kushtetutës në votimin për dekretin e presidentit.

“Unë bëj pjesë në klasën e ish-pronarëve dhe jam mëse e interesuar që kjo cështje të zgjidhet. E drejta e pronës është e drejtë themelore dhe prona duhet të shkojë të pronari”, tha Topalli.

Top Channel