Opozita shqiptare do të rinisë në tetor protestat masive për të kërkuar transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit.Â
Lajmin e kanë bërë të ditur eksponentë të rëndësishëm të saj, në përfundim të një takimi që kryetari i PS Edi Rama zhvilloi me aleatët.
Përfaqësuesit e opozitës u shprehën të pakënaqur me qëndrimin e mazhorancës gjatë këtyre muajve, e cila sipas tyre nuk u shpreh e gatshme për dialog.
“Do fillojmë protestat masive. Dialogu ka një kufi të caktuar. Mazhoranca s’ka dëshirë për dialogâ€, ka deklaruar kryetari i Partisë për Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela.
Në të njëjtën linjë u shpreh edhe kryetari i PDS, Paskal Milo, i cili theksoi se nuk ka më kuptim që të vijojë “dialogu i shurdhëveâ€.
“Mazhoranca nuk po reflekton. Nëse vazhdohet kështu nuk ka kuptim të vijojë dialogu i shurdhëve dhe ne do të rinisim protestat. Ato do fillojnë brenda tetorit në rrethe dhe do kulmojnë në Tiranëâ€, ka pohuar Milo.
Top Channel