Milloshoski: Thellim raporteve me Shqipërinë
23/09/2010 17:20
Maqedonia ka deklaruar se është e gatshme të thellojë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me Shqipërinë.
Qëndrimi është bërë publik nga ministri i Jashtëm Antonio Milloshoski, i cili ka uruar homologun e ri shqiptar Edmond Haxhinasto, me rastin e marrjes së detyrës.
“Shpreh bindjen time se ne do të vijojmë së bashku intensifikimin dhe thellimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve tona miqësoreâ€, ka deklaruar Milloshoski.
Ai ka shtuar se bashkëpunimi është në interes të zhvillimit dhe stabilitetit të rajonit të Ballkanit.
Top Channel