Në një interviste për BBC, Limaj është shprehur se ideja është që porti i Shëngjinit të jepet me koncesion, por më parë sipas tij duhet të bëhet rregullimi i kornizës ligjore që do të mundësonte një gjë të tillë.
“Ideja është që të arrihet tek koncesioni i portit të Shëngjinit. Besoj që kjo do të realizohet, por duhet të keni të qartë se portet shqiptare po ecin duke u specializuar dhe ne duhet të shohim formën dhe mënyrën se si mund ta shfrytëzojmë portin e Shëngjinit”, ka pohuar Limaj.
Ministri ka shtuar më tej se porti i Vlorës do të jetë një port i specializuar për kontejnerë, ai i Durrësit do të bëhet qendra e porteve në këtë pjesë të Ballkanit, ndërsa porti i Shëngjinit do të duhet të specializohet për çështje të caktuara.
Top Channel