Partia Lidhja Demokratike e Dardanisë ka akuzuar sot qeverinë Thaci se nuk është e aftë të ushtrojë përgjegjësitë kushtetuese.

Gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, kreu i grupit parlamentar të LDD-së, Lulzim Zeneli ka përmendur veriun e Mitrovicës, që sipas tij është shembull i dështimit të qeverisë.

“Në mungesë të shtrirjes së pushtetit në veri, administrata e UNMIK-ut në këtë zonë ka bashkërenduar aktivitetet me strukturat paralele serbe”, ka deklaruar Zeneli.

Ai ka kërkuar nga qeveria që të trajtojë me më shumë seriozitet problemet në veri të Kosovës, në mënyrë që në këtë zonë të ndalohen aktivitetet e paligjshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA