Krujë, dënime qesharake për ndotjen

23/09/2010 16:30

Prokuroria e Krujës është institucioni i vetëm i drejtësisë që ka lëvizur në drejtim të ndalimit të masakrës ekologjike me djegien e gomave në furrat e gëlqeres.

Një furrë e tillë shkakton nje ndotje shume te madhe te ajrit nga gazrat helmuese qe shkarkohen nga djegia e gomave te makinave. Keto furra nuk kane asnje leje nga bashkia apo komuna, asnje license si biznes, asnje leje mjedisore dhe rrjedhimisht nuk paguajne asnje takse per biznesin qe kryhet.

Por me e rendesishmja eshte se keto furra shkaktojne ndotjen e ajrit dhe sipas Kodit Penal denohem ne gjobe deri ne disa vite burgim. Pavaresisht nga gjithe keto shkelje flagrante te ligjit, asnje mjet i Inspektoriatit te Ndertimit i mbeshtetur nga forcat speciale nuk shkon per te shkaterruar keto furra shume ndotese.

I vetmi organizem shteteror qe eshte perpjekur te beje dicka, eshte prokuroria e rrethit te Krujes. 25 pronare te furrave qe djegin goma automjetesh ne Kruje dhe Fushe-Kruje jane denuar nga gjykata me gjoba qesharake qe shkojne deri ne 60 mije leke. Prokuroria e Krujes ka nisur ceshtjet kryesisht per 15 persona ne vitin 2008, 10 ne vitin 2009 dhe ne 2010 asnje person nuk eshte vene ne ndjekje penale edhe pse masakra ekologjike vazhdon.

Prokuroria ka kerkuar penalizime me gjobe prej 800 mije lekesh dhe ne nje rast 1 vit burg. Por vendimet e dhena nga gjykata kane lehtesuar shume personat qe jane akuzuar per ndotje te ajrit ne baze te nenit 201 te kodit penal, duke vendosur gjoba 600 mije leke teresisht te paefektshme per te ndalur masakren.

Banoret e shtepive perreth shprehen te shqetesuar per fenomenin por edhe ndjehen te kercenuar. Prej dy ditesh ky fenomen po denoncohet ne media dhe levizja e vetme ne zonen ku disa njerez kerkojne te nxjerrin fitime duke helmuar 1 milione njerez, jane vendosja e rojeve rreth furave per te mos lejuar afrimin e gazetareve dhe operatoreve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA