Një biznesmen i njohur kosovar, nga Rrafshi i Dukagjinit, është marrë peng nga persona të panjohur teksa udhëtonte në autostradën Prishtinë-Pejë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave cështja po hetohet me seriozitet nga drejtoria e krimeve të rënda në Policinë e Kosovës.

Sipas burimeve, për shkak se bëhet fjalë për një hetim delikat, emri i biznesmenit të rrëmbyer nuk mund të bëhet i ditur.

Burimet deklarojnë se rrëmbimi ka ndodhur mëngjesin e ditës së martë, por vetëm sot ka qarkulluar në organet mediatike të Kosovës.

Burimet shtojnë më tej se biznesmeni në fjalë është pronar i një prej kompanive më të mëdha në Kosovë, emri i të cilës nuk mund të publikohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA