Në gjykatën e Hagës u mbajt sot seanca statutore ndaj ish-kryeministrit të Kosovës dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, si dhe dy të akuzuarve të tjerë, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj. 

Në seancë nuk u caktua një datë për fillimin e rigjykimit, por prokuroria dhe mbrojtja ranë dakord që të takohen më 26 tetor për të përcaktuar edhe datën finale.

Mbrojtja e Haradinajt ka kërkuar fillimin sa më të shpejtë të rigjykimit, ndërsa si datë e mundshme është përmendur 4 nëntori. Seanca e re statutore është caktuar të mbahet pas një muaji.

Dhoma e Apelit e gjykatës së Hagës më 21 korrik vendosi rigjykimin e ish-kryeministrit të Kosovës, me arsyetimin se procesi fillestar është shoqëruar me intimidime të dëshmitarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA