Dhoma e Apelit e Gjykatës së Hagës gjatë ditës së enjte do të mbajë konferencën statusore për gjykimin e ish-kryeministrit të Kosovës dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.  
 

Gjatë kësaj konference pritet të shqyrtohen pikat e aktakuzës dhe rrethanat juridike të cilat nga Prokurori dhe pala mbrojtëse nuk kontestohen, dhe ato pika konsiderohen si fakte të vërtetuara të pakontestueshme të cilat mund të sjellin deri tek lehtësimi procedural i gjykimit gjatë procesit.
 
Më 21 korrik Haga pati refuzuar lirimin me kusht të Haradinajt me arsyetimin se procesi origjinal është shënuar me frikësime të dëshmitarëve, dhe kishte vendosur që rigjykimi të mbahet pjesërisht.
Në gjykimin e parë ndaj Haradinaj, të mbajtur prillin e vitit 2008 është liruar nga të 37 akuzat. Gjykimi do të përsëritet pjesërisht edhe ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA