Pas protestës së dyte të tregtarëve Ministri i Financave Ridvan Bode nga salla e kuvendit deklaroi se cmimet për kasat përcaktohen nga tregu dhe nuk janë të diktuara nga qeveria. (UPDATE)
“Nuk ka monopol nuk ka licensa të dhëna nga qeveria. Të gjithë ata që mund të implementojne sistemin e kasave elektronike me kosto me te ulet dhe te marrin pjese ne treg mund të na ofrojnë kasa me cmime më të ulëta, me kusht që të jenë të pamanipulueshme, të kenë memorje elektronike dhe të transferojnë në kohë reale të dhënat e xhiros së tyre”, tha Bode.
Por pak minuta më vonë nga selia e Partisë Socialiste kryetari Edi Rama tha se fatura qe kerkohet t’u vihet tregtareve eshte shkaterruese.
“Shqetesimet e sipërmarrësve na rezultojnë të mbështetura në prova dhe fakte që tregojnë qartë se cmimi i kasave fiskale është në të vërtetë cmimi i korrupsionit. Detyrimi për t’i blerë këto kasa është detyrim i korrupsionit. Gjobat e rënda për ata që nuk kanë asnjë mundësi t’i blejnë kasat janë në të vërtetë gjobat e korrupsionit”, tha Rama.
Por ministri i Financave e akuzoi opoziten se eshte ajo qe po nxit protesten.
“Ky është një proces ligjor dhe administrata ka detyrimin për implementimin e plotë të kësaj mase, të rëndësishme për të mënjanuar evazionin fiskal dhe për të mundësuar një konkurence të lirë ne treg”, tha Bode.
Ndersa kreu socialist paralajmeron se do te zbardhe fakte qe deshmojne se procesi i vendosjes se kasave eshte i korruptuar.
“Ne do te hapim publikisht kete dosje dhe do te nisim transparencen e kesaj historie korrupsioni që për fat të keq ze fill ne zyrën e ministrit te Financave”, u shpreh Rama.
Prej dy ditësh një grup biznesesh kryesisht të vogla kanë nisur protestat ndaj vendimit të qeverisë që i detyron edhe tregtarët ambulantë të blejnë kasa me cmim qe variojne nga 400 deri në 1 mijë euro. Ne vende te ndryshme te rajonit tregtaret ambulante detyrohen te vendosin kasa portabel qe kushtojne disa here me lire, por Ministria e Finacave ka vene kushtin qe pajisjet duhet te transmetojne ne kohe reale xhiro ditore tek tatimet, qe sipas Ministrise se Financave nuk mund te realizohen nga keto kasa portabel.
Top Channel