Ndërsa po flitet cdo ditë e më shumë për fillimin e bisedimeve teknike mes Serbisë dhe Kosovës, opozita në Prishtinë ka kërkuar transparencë nga qeveria për axhendën e këtyre bisedimeve. 

Deputetë të opozitës thane se cdo gjë duhet të kalojë përmes Kuvendit. “Mendoj që drafti përfundimtar i axhendës duhet të prezantohet dhe të marrë miratimin e Kuvendit, në mënyrë që Kosova të mos hyjë në një proces negociator të padefinuar mirë dhe që mund të reflektojë në procesin e njohjes”, ka deklaruar Ibrahim Gashi, deputet i AKR-së.

Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri Hajredin Kuci ka nënvizuar se kur të kthehen nga Nju Jorku presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaci, qeveria do të dalë me një qëndrim më transparent.

“Ka nevojë për një kohë të caktuar. Me kthimin në vend të kryeministrit dhe presidentit dhe do të ketë një vendim. Bisedimet do të kenë peshën e duhur politike dhe Kosova i ka të gjitha kapacitetet për një zhvillim të mirë”, ka pohuar Kuci.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA