Berisha: Marrëdhëniet me Greqinë, miqësore

23/09/2010 14:55

Kryeministri Sali Berisha gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork u takua edhe me kryeministrin grek Jorgos Papandreu.

I pyetur nga mediat pas takimit kryeministri Berisha tha se e falënderoi zotin Papandreu per  mbështetjen qe i ka dhënë Shqipërisë në proceset integruese europiane, anëtaresimin në NATO si dhe liberalizimin e vizave.

Kryeministri shqiptar theksoi se akte të izoluara, absolutisht të dënueshme apo shpërthime fanatike nuk komprometojnë marrëdhëniet miqësore mes Greqise dhe Shqiperise. Zoti Berisha tha gjithashtu e se ai nuk beson ne ndryshim te qendrimit te Greqise ndaj proceseve integruese te Shqiperise.

Pak dite me pare kryeministri grek kishte deklaruar se vdekja e qytetarit shqiptar nga Himara Aristotel Guma ishte shpërthim i nacionalizmit shqiptar. Sipas zotit Berisha kryeministri grek pritet te vizitojë Shqipërine me ftese zyrtare nga qeveria shqiptare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA