Vlorë, fëmijet e sëmurë nga uji

22/09/2010 16:30

Vazhdon i lartë numri i fëmijëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në qytetin e Vlorës. Bëhet fjalë për të paktën 35 shtrime në ditë. Mjekët dhe drejtuesit e higjienës thanë se shkaku është mosklorinimi i ujit te pijshem.

Prefekti Hasan Halili thote se situata është shqetësuese dhe sërish problem është uji.

“Ngaqë nuk ka ujë gjatë gjithë 24 orëshit, tubacionet mbeten disa orë bosh. Dhe në këto rrethana në momentin e parë të furnizimit me ujë do të kenë ndryshkje. I kërkojmë qytetarëve që ta zjejnë ujin para se ta konsumojnë”, thotë Halili.

Ujesjellesi i qytetit po kryen punime dhe per 18 ore shume linja nuk kane uje duke provokuar mbledhjen e mikrobeve apo infeksioneve. Megjithate drejtori i Ujesjellesit thote se klorinimet behen.

Mungesa e ujit te pijshem ne Vlore do te vazhdoje deri ne daten 6 Tetor ku eshte dhe afati i fundit i venies ne pune te pompes kryesor e cila furnizon 60% te qytetit te Vlores.

Top Channel