
Dy persona janë arrestuar në flagrancë duke hapur një tunel në zonën e 9 katesheve në Tiranë, me qëllim grabitjen e një banke.
Policia ka nderhyre sot ne oret e para te mengjesit dhe ka vene ne pranga dy personat ne momentin kur po germonin. Policia i kishte vene nen pergjim prej kohesh pasi ishte sinjalizuar per planin e grabitjes se bankes. Personat, identiteti i te cileve nuk eshte bere ende i ditur kishin marre me qera prej 6 muajsh nje ambient te vogel ngitur me filialin e bankes te 9 katëshet. Me justifikimin e punimeve per restaurimin e lokalit ata kishin nisur te germonin nje tunel qe do t’i nxirte ne ambientet e brendshme te kesaj banke me qellim grabitjen.
Por policia ka nderhyre ne kohe duke ndalur kete veper penale dhe duke shpetuar edhe banken.
Top Channel