
Përvec strehimit, në qendrën e banesave sociale që po ndërtohen nga bashkia e Tiranës do të ofrohen edhe mundësi punësimi për të rinjtë apo të papunë të tjerë të kategorive në nevojë. (UPDATE)
Katet e para të pallateve të planifikuara për banesat sociale do të jepen për bisneset te cilet do ofrojne pune per keto kategori. Ne disa prej tyre do te ngrihen qendra per aftesimin profesional. Eksperte te huaj prane bashkise po asistojne per menaxhimin e ketyre banesave sociale me qellim qe banoreve qe do te perfitojne, t’u ofrohet jo vetem strehim por mundesi per te perballuar situaten e veshtire te familjes.
“Me ambicjen për ta transformuar këtë lagje të re, e cila po ndërtohet enkas për të pastrehët ne kemi ngritur një grup ekspertësh të huaj e shqiptarë që po punojnë për një plan lidhur me katet e para të këtij kompleksi që duam t’i vëmë në dispozicion të të rinjve dhe të rejave që janë sot të papunë dhe që kanë ambicje të merren me një sipërmarrjeâ€, tha kryebashkiaku, Edi Rama.
Prane bashkise Tiranes numerohen rreth 5223 familje qe kane aplikuar per programet e strehimit social dhe rreth 800 te tjera per banesat sociale me qira. Sipas Rames te tjera projekte qe ofrojne sherbime sociale te integruara do te nisin se shpejti per kategorite ne nevoje ne kryeqytet.
Top Channel