
Agjensia Rajonale e Mjedisit ka gjobitur Bashkinë e Elbasanit me 1 milion lekë pasi kjo e fundit nuk është e pajisur me leje mjedisore dhe nuk ka bërë të mundur plotësimin e disa kërkesava për mirëmbajtjen e pikës së mbetjeve urbane.
Kreu i agjencisë së Mjedisit, Adi Madhi eshte shprehur se gjendja e mbeturinave eshte teper e renduar dhe pika e grumbullimit eshte jashte parametrave teknike. Sipas Madhit te gjithe aktoret dhe faktoret pergjegjes duhet te fillojne perpjekjet per projektimin e nje landfilli te ri, por projekti do shume kohe dhe fonde. Keshtu kerkohet me cdo kusht mirembajtja e kesaj pike.
Sipas Madhit bashkepunimi mes Bashkise dhe Agjensise se Mjedisiit nuk ka qene i frytshem pasi kete vit a patur shume herë me shume zjare, duke ndotur keshtu qytetin.
Top Channel