
Partia Socialiste përmes deputetit Eduard Shalsi ka publikuar një fakt të ri përsa i përket asaj që selia roze e cilëson skandalin e tjetërsimit të 2984 metrave katror truall ku shtrihet ekspozita “Shqipëria Sot”.
Sipas zotit Shalsi një pjesë e këtij trualli është në proces gjyqësor dhe kjo sipas ligjit e bën të pamundur shitjen përsa kohë nuk ka ende një vendim të gjykatës.
“Sot do t’ju zbulojme nje tjeter fakt. Ka ende nje proces gjyqesor për një pjesë të sipërfaqes te ekspozita “Shqipëria Sot”,
një fakt të cilin Ruli, Berisha e kanë mbajtur të fshehur për të maskuar të gjithë këtë proces”, tha Shalsi.
Deputeti Shalsi duke bere nje permbledhje te fakteve te paraqitura deri me tani nga selia roze ka theksuar se te gjithe shkeljet e publikuara nga socialistet nuk do te kishin ndodhur nese nuk do te egzistonte kontrata e firmosur nga e cila do te perfitonin arjan tartari dhe rrahman selmanllari.
Shitja e ish-ekspozitës “Shqiperia Sot” pervecse nje ceshtje e nxehte e debatit politik, ku opozita ka denoncuar abuzime te pushtetit dhe njerezve prane tij me pervetesimin e prones, eshte kthyer edhe ne nje dosje ne hetim nga Prokuroria.
Top Channel