
Kriza ekonomike ka qenë tema në të cilën është fokusuar kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë takimeve në Librazhd dhe Peqin.
Sipas liderit të opozitës, abuzimet, korrupsioni dhe borxhet kanë çuar drejt falimentit të plotë shtetin, i cili ndodhet tashmë sipas tij në pamundësi të plotë për të drejtuar vendin.
“Shqipëria sot është në kushtet e një familjeje që nuk arrin dot më të mbajë shtëpinë nga borxhet dhe një ditë është e detyruar të lërë shtëpinë se nuk pauguan do të borxhetâ€, është shprehur Rama.
Në këtë situatë, kryetari i Partisë Socialiste sheh si të vetmen zgjidhje largimin e parakohshëm të qeverisë aktuale, pasi, sipas tij, zgjidhja dhe ndryshimi i situatës mund të vijnë vetëm përmes një modeli të ri në drejtimin e vendit.
Për zotin Rama kabineti aktual është kthyer në një klan i cili përveçse po shkatërron dhe grabit edhe po qeveris në mënyrë të padrejtë.
“Çdo ditë përmes padrejtësisë kërkon të përfitojë sa më shumë për vete dhe të sundojë duke varfëruar shqiptarët duke u lënë si alternativë ikjen nga atdheu, nëse nuk duan t’i nënshtrohen këtij modeli qeverisjejeâ€, theksoi ai.
Përmes një ndër drejtuesve kryesorë të saj Fatmir Xhafës, socialistët paralajmeruan se me ardhjen e tyre në pushtet të gjithë zyrtarët që kanë shkelur ligjin do të përgjigjen përpara drejtësisë.
Top Channel