Kaka, në garë hyn edhe Chelsea
21/09/2010 15:30
Interi gjen një kundërshtar mjaft të fortë në garën për të blerë brazilianin Kaka nga Real Madrid.
Gjatë ditëve të shkuara është përfolur për interesimin e Massimo Moratti-t, por Roman Abramovich ndërlikon situatën, duke dhënë sinjalin e parë se fantazisti është edhe në planet e tij.
Inter do ta ketë shumë të vështirë edhe për vetë faktin se në Londër, Kaka do të rigjente trajnerin e kohëve të tij më të lavdishme, Carlo Ancelotti që mesa duket nuk e ka harruar magjinë që vjen nga këmbët e brazilianit.
Aktualisht Kaka ndodhet në një udhëkryq pasi do rikthehet në fushë vetëm në muajin nëntor dhe zëvendësuesi i tij, Mesut Oezil, po fiton zemrat e tifozëve në “Bernabeu”.
Top Channel