Capello: Topi i Artë? Xavi ose Iniesta

21/09/2010 15:40

Fabio Capello, një nga njohësit më të mirë të futbollit dhe aktualisht trajner i Anglisë, mendon se Topi i Artë 2010 duhet të shkojë në Spanjë dhe pikërisht në Barcelonë.

Tekniku italian vlerëson arritjet e dyshes Xavi-Iniesta, duke theksuar se një prej dy katalanasve duhet ta fitojë këtë trofe. “Mendoj se duhet ta marrë një lojtar i madh që ka fituar Botërorin, pasi kush e fiton ka bërë dicka të vecantë”, thekson Capello për gazetën “Marca”.

Ai shton se skuadra e Guardiola-s është spektakolare, “Ata njihen në perfeksion dhe tani kanë edhe Villa-n. Messi bën gjëra që lojtarët e tjerë as mund t’i imagjinojnë”, shton Fabio Capello.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA