Meta: Kujdes liqenet e Drinit

20/09/2010 15:15

Kur në Ultësirën e Shkodrës nuk janë shuar ende gjurmët e përmbytjes dramatike të muajve të parë të këtij viti, ministri i ri i Energjitikes Ilir Meta u kerkoi drejtuesve të Korporatës Elektroenergjitikes të marrin masat për të mos u gjendur  përballë portave të hapura të hidrocentraleve si ish-kolegu i tij, Dritan Prifti.

“Zbatim me përpikmëri i rregullores për shkarkimin e prurjeve të tepërta sidomos në kaskadën e Drinit, që duhet të jetë prioritet i përditshëm”, tha Meta.
 
Ne takimin e pare me drejtuesit e KESH-it si minister i Energjitikes Meta kerkoi gjithashtu garantimin e furnizimit pa nderprerje me energji elektrike. Drejtori i pergjithshem i KESH-it, Engjell Zeqo dha garanci per sigurimin e energjise se mjaftueshme duke shtuar se po vazhdon puna per perfundimin e projektit te TEC-it te Vlores.

“Deri në muajin shtator kemi një prodhim 5.3 miliardë kilovatorë. Pjesa më e madhe ka shkuar për kërkesën e OSSH-së për konsumatorin”, tha Meta.

I pyetur nese do te hetojë mbi procedurat e dhenies se deritanishme  te koncensioneve ne energjitikë, nisur nga akuzat e opozites, ministri Meta  u pergjigj se kjo eshte detyre e organeve gjyqesore dhe jo e Ministrise te cilen ai drejton.

“Opozita i ka të gjitha njohuritë qofshin ato ligjore, se si veprohet në raste të tilla. Nuk është detyra ime si ministër i Ekonomisë që të merrem me cështje të së kaluarës që ngre opozita . Në cdo cështje që ata kanë jam gati të bashkëpunoj në mënyrë transparente dhe të vazhdueshme”, u shpreh Meta.

Top Channel