
Bashkëjetesa e qytetarëve në një vendbanim vazhdon të jetë problem shqetësues për të gjithë.
Nëpër pallate gjen ende familje qe nuk pranojne te shlyejne detyrimet për të mirembajtur ambientin e përbashket ndonëse tashmë kemi dhe një ligj për këtë qëllim, i cili ka mbetur ende në letër.
Ligji per bashkejetesen ne komunitet parashikon ngritjen e asamblese se pallatit, e cila perzgjidhet nga vete banoret. Por ne shume pallate kjo asamble nuk eshte perzgjedhur dhe ne keto raste sipas ligjit duhet bashkia apo njesia bashkiake te marre ne administrim pallatin.
Kryetari i bashkise Edi Rama zhvilloi nje takim me qytetare, administratore pallatesh dhe krere te njesive bashkiake, duke i kerkuar te bashkepunojne per ta vene ne zbatim kete ligj.
“Kemi përballë një mur të lartë skepticizmi dhe indiference që duhet ta kapërcejmë duke nisur të ndërtojmë ura bashkëpunimi”, tha Rama.
Bashkia e Tiranes ka nisur nje fushate duke shperndare postera dhe materiale te tjera qe udhezojne qytetaret se si te organizojne jetesen ne komunitet.
Top Channel