Barcelona, fitore mes frikës në Madrid

20/09/2010 08:30

Fitore e hidhur për Barcelonën në fushën e Atletico Madrid pasi lojtari argjentinas Lionel Messi ka pësuar një dëmtim të rëndë ne dukje.

2-1 u mbyll kjo ndeshje ku pikërisht në fund të kohës së rregullt ceku Ujfalusi ka kryer një ndërhyrje të rëndë ndaj Topit të Artë, duke i shkaktuar një ndrydhje në ligamentet e kaviljes. Argjentinasi ka dalë me barrelë dhe pritet që të mungojë për të paktën dy javë, por nuk përjashtohet një kohë më e gjatë në infermieri.

“Messicidio!”, kështu e titullon faqen e parë “ El Mundo Deportivo” duke e konsideruar ndërhyrjen e Ujfalusi, ”kriminale”. Me këtë fitore Barca i rikthehet suskesit pas humbjes së papritur në shtëpi 2-0 nga debutuesit e Hercules.

FOTO GALERI
1/1
Ujfalusi "vrasesi" i Messi-t

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA