Objekt i nje sulmi te ri nga persona te panjohur është bërë konsullata turke në qytetin e Selanikut.Persona te panjohur kanë hedhur në oren 2:30 minuta të mëngjesit disa bomba molotov, të cilat kanë shpërthyer pranë vendit ku qëndron oficeri i policisë qe ruan ndërtesën. (UPDATE)

Nga zjarri qe ka shperthyer nuk jane shkaktuar deme ,pasi kane nderhyre menjehere nje grup policesh te ekipit special dhe zjarrfikes qe kane shuar menjehere flaket.

Autoret e ketij akti qe vleresohet se i perkasin grupeve te majta anarkiste jane larguar dhe jane fshehur ne ambientet e ndertesave te Universitetit ‘Ariostotelis” qe ndodhet aty prane.

Rreth dy ore me vone ata kane dale perseri kesaj here me fytyra te mbuluara nga maskat, u kane vene zjarrin kazaneve te plehrave dhe kane hedhur perseri bomba molotov ndaj forcave policore,te cilat nga ana e tyre kane perdorur bombat me gaz lotsjelles per t’i shperndare .

Pas konfrontimesh qe zgjaten rreth gjysme ore anarkistet jane larguar, ndersa policia nuk ka mundur te arrestoje asnje prej tyre.

Eshte hera e dyte qe sulmohet me bomba molotov konsullata turke pas nje sulmi te ngjashem ne 12 gusht te muajit te kaluar.

Top Channel