Lazio, Zarate “fiton” stolin

17/09/2010 09:20

Nga një prej lojtarëve më premtues dhe të kërkuar nga disa klube europiane, sulmuesi i Lazio-s, Mauro Zarate tashmë kthehet në një “gangrenë” për teknikun bardhekaltër, Edi Reja.

Fundjavën e shkuar argjentinasi u aktivizua vetëm 45 minuta ndaj Bolonjës, ndërsa këtë fundjavë ai do ta nisë ndeshjen ndaj Fiorentinës, nga stoli. Rocchi do jetë i vetëm në sulmin e kryeqytetasve, i mbështetur nga braziliani Hernanes.

Pas një sezoni të parë shumë pozitiv tek Lazio, Zarate nuk arriti të vijonte rrugën e suksesshme si pasjojë e përplasjeve të vazhdueshme me trajnerët, për shkak të lojës së tij individuale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA