Bundesliga/ Spektakël i Harry Kane dhe ‘manita’ e Bayernit ndaj Stuttgartit, bie Bayer Leverkusen
Vetëm 24 orë më parë kishte qenë trajneri Frenk Rajkard ai që kishte shpjeguar arsyet se përse Lorik Cana nuk po aktivizohet dot në formacion në radhët e skuadrës së tij të re, Gallatasarait.
Por një ditë më vonë është presidenti i këtij klubi, Adnan Polat, ai që ka konfirmuar fjalët e trajnerit, duke cituar se vetëm rregulli për të mos aktivizuar më shumë se gjashtë lojtarë të huaj në fushë ia mohon Canës bluzën e titullarit.
Në fakt, në momentin kur foli Rajkard, ishin të shumtë ata që mendonin se marrëdhënia mes trajnerit holandez dhe shqiptarit ishte jo e mirë, madje në këtë mes kishte ndikuar pikërisht presidenti i skuadrës turke, Polat, i cili e kishte blerë Canën me “kokën” e tij, pa u këshilluar me teknikun. Kështu që mendohej se mosaktivizimi i Canës ishte thjesht shkak i përplasjes brenda klubit.
Por dje presidenti Polat ka mbrojtur vendimin e Rajkardit. “Cana nuk mund të luajë në 11-shen titullare për shkak të rregullit të gjashtë të huajve në fushë, u shpreh për mediat turke presidenti Polat. Gjithsesi kjo ka të bëjë me zgjedhjet teknike të trajnerit Rajkard, në të cilat ne nuk mund të ndërhyjmë, pasi e vetmja gjë që mund të bëjmë është t’i respektojmë ato”, përfundon drejtuesi i lartë i Gallatasarait.
Top Channel